Lidhje

Victoria Beckham, reklamon Range Rover në Pekin


Stilistja e njohur Victoria Beckham vizitoi Pekinin ku përuroi një tip të ri makine Range Rover. Ajo ka bashkëpunuar me firmën Range Rover për të stilizuar interierin e prodhimit të posaçëm Range Rover Evoque.

E pyetur nëse u trembej fotografëve kur ngiste makinën, ajo pranoi se prania e tyre ishte shqetësuese por se ndihej e sigurtë në Range Roverin e saj. Victoria Beckham, e cila e përdor zakonisht talentin për veshjet në paradat e modës, tha se ishte krenare që po i provonte aftësitë për të stilizuar një makinë luksoze.

Ish pjestarja e grupit rok Spice Girl tha se shpreson që makina e re t’i pëlqejë edhe bashkëshortit të saj, David Beckham.

XS
SM
MD
LG