Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe diplomatë të lartë perëndimorë nuk arritën dot një marrëveshje të dielën me Iranin, ndërsa afati për arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë është caktuar pas një jave.
Pas mbarimit të takimit dy ditor në Vjenë, Sekretari i Jashtëm britanik William Hague, tha se "nuk është shënuar ndonjë arritje."
Negociatat janë të plan të vazhdojnë të hënën dhe Sekretari Kerry po qëndron në Vjenë, për takime me homologun e tij iranian.
Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, plus Gjermaninë, kanë disa muaj që negociojnë me Teheranin, për programin bërthamor të vendit.
Irani thotë se aktiviteti bërthamor i vendit synon prodhimin e një reaktori bërthamor për prodhimin e energjisë, por SHBA dhe qeveri të tjera të Perëndimit kanë shqetësimin se Teherani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore, akuza që Irani i mohon.