Lidhje

Viktima e tretë e Etheve të Nilit në Maqedoni


Ethet e Nilit Perëndimor i kanë marrë jetën një vajze dy vjeçe e gjysëm në Klinikën e sëmundjeve infektive në Shkup, që paraqet viktimën e tretë të regjistruar nga ku virus, në Maqedoni.
Autoritetet spitalore thanë se vajza kishte ndërruar jetë të dielën, por kishin pritur që ta konfirmojnë deri sot shkakun e vdekjes.

Mjekët bëjnë të ditur se aktualisht nuk ka raste të reja të prekura nga virusi i Etheve të Nilit perëndimor, përveç një fëmije të hospitalizuar me një formë më të lehtë të sëmundjes. Dy persona të tjerë që ishin kuruar në klinikë, janë lëshuar në shtëpi.

Dy viktimat e para ishin gra të moshës tetëdhjetë dhe mbi gjashtëdhjetë vjeçe.
XS
SM
MD
LG