Lidhje

Viktor Bout, fajtor për trafikimin e armëve


Viktor Bout, fajtor për trafikimin e armëve
Viktor Bout, fajtor për trafikimin e armëve

Një juri në New York gjeti fajtor trafikantin rus të armëve, Viktor Bout se u përpoq t’u shiste armë rebelëve kolumbianë për t’i përdorur kundër amerikanëve.

Bout u akuzua se përpiqej të furnizonte me armë agjentë sekretë amerikanë, që pretendonin se po ndihmonin forcat e armatosura revolucionare të Columbisë, FARC, të cilën Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë organizatë terroriste.

Bouti i mohoi akuzat, duke thënë se ishte thjesht afarist. Avokati i tij mbrojtës tha se Bouti nuk synonte kurrë të merej me shitje armësh. Ai tha se Viktor Bouti po e shfrytëzonte marrëveshjen për t’i shitur këtij grupi rebel 2 aeroplanë transporti.

Bouti mund të dënohet me burgim të përjetshëm, nëse gjendet fajtor.

XS
SM
MD
LG