Lidhje

Virgin Galactic një hap më pranë hapësirës


Nisma e miliarderit britanik Richard Branson për të dërguar turistë në hapësirë, është një hap më pranë realizimit, pasi Anija Hapësinore 2 bëri fluturimin e pare të hënën duke thyer shpejtësinë e zërit në një prove mbi Shkretëtirën Mojave.

Një aeroplan special që mbante AnijënHapsinore 2 arriti lartësinë e mbi 14 mijë metrave dhe e lëshoi atë.

Piloti testues ndezi motorin e anijes, i cili e ngriti atë në lartësinë e mbi 16 mijë metrave duke tejkaluar shpejtësinë e zërit.

Më pas, AnijaHapsinore 2 zbriti me sukses në Portin e Aeronautikës në shkretëtirë në veri të qytetit Los Angeles.

Richard Bronson parashikon të ardhme të mirë për kompaninë e tij.

“Arriti shpejtësinë dhe parametrat e parashikuar. Në njëfarë mënyre kjo është pjesa më e rendësishme e provave të programit. Funksionimi i anijes dhe motorit është arritje drejt fluturimit në hapësirë. Pas disa testeve të tjera dhe rritjes së shpejtësisë atëherë do të jemi gati të udhëtojmë drejt hapësirës.

Kjo anije është variant komercial i SpaceShipOne, që u bë anija e parë me njeri në bord e prodhuar nga firma private që arriti në hapësirë. Që nga fluturimi historik, më shumë se 500 njerëz që duan të bëhen turistët e parë në hapësirë kanë nënshkruar emrin për të patur shansin të shikojnë tokën në një lartësi prej 100 kilometrash në hapësirë. Çmimi i biletës kushton 200 mijë dollarë.
XS
SM
MD
LG