Lidhje

Mbi 1 miliardë aziatikë festojnë Vitin e Ri Hënor


Në Pekin viti i ri u shënua me koncerte deri në mesnatë, ku ishin ftuar një numër artistësh me famë botërore, mes tyre Celine Dion, e cila këndoi në kinezçe këngën tradicionale “Lulja e Jaseminit”

Më tepër se një miliardë aziatikë në mbarë botën janë duke festuar Vitin e Ri Hënor, ose Vitin e Gjarpërit sipas Kalendarit Zodiak, me fishekzjarre, darka dhe vizita tek familjarët. Për shumë kinezë kjo është e vetmja festë e vitit.

Në Pekin viti i ri u shënua me koncerte deri në mesnatë, ku ishin ftuar një numër artistësh me famë botërore, mes tyre Celine Dion, e cila këndoi në kinezçe këngën tradicionale “Lulja e Jaseminit”.

Por shfaqja me fishekjarre këtë herë ishte pa zhurmën karakteristike, për shkak të shqetësimeve të qeverisë kineze për nivelet rekord të ndotjes.

Në Kinë tradicionalisht, gjarpri i Kalendarit Zodiak shihet si simbol i mençurisë, pasurisë dhe jetëgjatësisë.
XS
SM
MD
LG