Lidhje

Zgjedhjet për guvernatorin e Virxhinias


Pasojat e mbylljes së qeverisë federale për shkak të programit shëndetësor të Presidentit Barack Obama mund të shikohen edhe në zgjedhjet për guvernatorin e Virxhinias. Në këtë shtet, ku asnjera nga partitë e mëdha nuk mund të fitojë shumicën dërmuese, zgjedhësit po shprehin mbështetje për arritjen e një kompromisi mbi ideologjitë partiake.

Në qytetin Kalpeper me prirje republikane të Virxhinias , klientët në kafenenë Frost, si Mike Luhko, janë ende të zëmëruar për mbylljen e qeverisë federale. Ata duan t’i ndëshkojnë politikanët, të cilët nuk do të punojnë për të mirën e përgjithëshme.

“Unë jam si shumë njerëz dhe e dëgjoj këtë prej shumë të tjerëve. Unë jam përfaqësues i shitësve të prodhimeve dhe takoj shumë njerëz çdo ditë dhe shumica janë të ngopur me presidentin tonë dhe me Kongresin dhe me këtë shtet”.

Ky është veçanërisht lajm i keq për kandidatin republikan për prokuror të përgjithshëm të Virxhinias, Ken Cuccinelli, për të cilin anketat tregojnë se është pas. Edhe pse ai nuk e mbështeti strategjinë e republikanëve në Kongres për të mbyllur qeverinë federale, ai është i lidhur me konservatorë si Senatori Rand Paul. Ai është përpjekur ta paraqesë kundërshtarin e tij si liberal që propozon programe të reja pa shpjeguar mënyrën se si do të paguhet për to.

“Unë them se më pëlqen arsimi, puna dhe më pëlqejnë edhe kafshët shtëpiake. Por nëse sjell një shtëpi një të tillë duhet të kesh gati edhe planin për t’u kujdesur për të”.

Larry Sabato, profesor në Universitetin e Virxhinias, thotë se zoti Cuccinelli dhe konservatorët e tij e kanë humbur mbëshëtetjen e shumë zgjedhësve të moderuar që janë të mërzitur me politikën e konfrontimit.

“Kjo i dëmton ata në komunitetin e biznesit, por edhe më gjerë, ata shikohen si të papërgjegjshëm, të gatshëm për ta vënë në rrezik presidentin dhe të ardhmen e vendit, sepse janë mbërthyer pas ideologjisë. Kjo nuk shkon në Amerikë, ne jemi një vend pragmatik”.

Kandidati demokrak, Terry McAuliffe, mbledhës fondesh për fushatën e Presidentit Bill Clinton në vitit 90’ dhe një biznesmen i pasur, nuk ngjall shumë entuziasëm mes votuesve. Por ai është pragmatik dhe ka theksuar dëshirën dhe vullnetin e tij për të punuar me opozitën.

"Por ne jemi gjithashtu krenarë se paraqesim një rrugë të mesme në Virxhinia dhe jemi më të përqendruar tek çështjet që u interesojnë më shumë qytetarëve të Virxhinias”.

Kjo është arsyeja që Allison Haught, pronare e vogël bisnezi në Kalpepër, e cila ka prirje demokrate , thotë se do të votojë për kandidatin McAuliffe.

“Menodoj se ai paraqet opcionin më të mirë tani. Shpresoj që ai të bëjë atë që thotë. Mendoj se dialogu do t’i zërë vendin ideologjisë dhe kjo është e rëndësishme”.

Profesori Sabato thotë se rezultatet e zgjedhjeve në Virxhinia, ku asnjera nga partitë nuk ka shumicën, mund të tregojnë se si do të votojnë banorët në zgjedhjet e ardhëshme.
XS
SM
MD
LG