Lidhje

SHBA, rritet numri i kërkesave për viza pune


Punëdhënësit amerikanë kanë parashtruar kërkesa për një raund të ri të vizave për punëtorët të huaj të kualifikuar me një ritëm të shpejtë, një shenjë se tregu i punës po përparon.

Kompanitë amerikane sponsorizojnë përvit deri në 65 mijë të huaj me të paktën diplomë universitare për të plotësuar vende pune në pjesën më të madhe në sektorin e teknologjisë, si dhe 20 mijë vende për ata që kanë kryer studime pasuniversitare.

Agjencia qeveritare për Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit hapi dritaren të hënën për viza H-1B duke filluar nga tetori. Por shtoi se kuota prej 65 mijë vendesh mund të plotësohet deri në fund të kësaj jave, një ritëm i paparë që nga viti 2008, para fillimit të recesionit më të rëndë ekonomik në Shtetet e Bashkuara në disa dekada.
XS
SM
MD
LG