Lidhje

Vizita e Bajdenit në Irak


Vizita e Bajdenit në Irak
Vizita e Bajdenit në Irak

Nënpresidenti amerikan Xho Biden filloi dje një vizitë të palajmëruar më parë në Irak.

Duke folur sot në një takim me kryeministrin irakian Nuri Al Maliki ai tha se të dy vendet po fillojnë një fazë të re marrëdhëniesh, mes dy shteteve sovrane, ndërsa Shtetet e Bashkuara përgatien për tërheqjen e plotë të trupave deri në fund të dhjetorit.

Zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara po e mbajnë premtimin sipas marrëveshejs së vitit 2008, për tërheqjen e trupave amerikane deri në fund të 2011-ës.

Tërheqja e trupave i jep fund pranisë ushtarake amerikane në Irak, që filloi në vitin 2003, me ndërhyrjen që solli rrëzimin nga pushteti të diktatorit Sadam Husein.

Nënpresidenti tha se qeveria amerikane dhe ajo irakiane do të ndërtojnë një marrëdhënie bashkëpunimi për çështje të sigurisë, si stërvitja e trupave, shkëmbimi i informacioneve të zbulimit dhe kundër terrorizmi.

Vizita e Nënpresidentin amerikan u shoqërua me protesta në disktriktin Sadr të Bagdadit, që është qendër e shiitëve nën udhëheqjen e klerikut anti-amerikan Al Sadr.

XS
SM
MD
LG