Lidhje

Vlerësimi i kërcënimit në Shtetet e Bashkuara


Vlerësimi i kërcënimit në Shtetet e Bashkuara
Vlerësimi i kërcënimit në Shtetet e Bashkuara

Shefi i zbulimit amerikan thotë se ka një rrezik në rritje se Irani mund të kryejë një sulm në tokën amerikane pas dështimit të komplotit vitin e kaluar për vrasjen e ambasadorit saudit në Uashington.

Drejtori i Zbulimit Kombëtar James Clapper paraqiti sot para Komisionit të Senatit për Zbulimin, vlerësimin e tij vjetor të kërcënimeve në mbarë botën ndaj sigurimit kombëtar, me Iranin në krye të diskutimit.

Zoti Clapper tha se udhëheqësit iranianë janë tani më të gatshëm për të kryer një sulm kundër Shteteve të Bashkuara në rast të një kërcënimi të vërtetë apo të perceptuar nga ana e Shteteve të Bashkuara kundër regjimit iranian.

Në tetor, Departamenti amerikan i Drejtësisë akuzoi dy iranianë se në bashkëpunim me elemente të qeverisë iraniane komplotuan për të vrarë ambasadorin i Arabisë Saudite në Uashington.

Shefi amerikan i zbulimit tha gjithashtu se marrja e vendimeve të Iranit udhëheqet nga një qasje përfitim që mund të ndikohet nga diplomacia. Ai tha se udhëheqja iraniane po e mban të hapur mundësinë për të zhvilluar armë bërthamore.

Zoti Clapper tha se beson se udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Khamenei nuk ka marrë ende një vendim mbi të ardhmen bërthamore të vendit.

Vlerësimi vjen ndërsa fuqitë perëndimore ashpërsojnë sanksionet ndaj Iranit për të ndaluar aktivitetet bërthamore. Irani zotohet programi i tij bërthamor është paqësor. Bashkimi Evropian ka premtuar për të ndaluar të gjitha importet e naftës iraniane.

XS
SM
MD
LG