Lidhje

Aksident i rëndë në segmentin rrugor Fier -Vlorë


Një aksident i rëndë përfshiu në mbrëmje tre automjete të Policisë së Burgjeve që udhëtonin në segmentin rrugor Fier -Vlorë.

Burimet nga Vlora njoftuan se 12 pjesëtarë të policisë kanë marrë lëndime dhe plagë si pasojë e përplasjes së fortë të tre mjeteve. Burimet paraprake nga spitali i Vlorës thonë se të paktën dy prej pjesëtarëve të policisë janë në gjendje më të rëndë mjekësore.
Policia e Vlorës ende nuk ka dhënë deklarime lidhur me ngjarjen.

Burimet nga vendgjarje thanë se skena e incidentit mes tre automjeteve nuk flet për ndonjë shkak të qëllimshëm të aksidentit.
XS
SM
MD
LG