Lidhje

Zgjedhjet në Qipro, moment vendimtar për integrimin e vendit në BE

Këtë javë, Qipriotët Turq do të votojnë për të zgjedhur një udhëheqës të ri. Këto zgjedhje zhvillohen në një kohe tepër kritike, pasi BE-ja tani po përpiqet që të ribashkojë ishullin e ndarë. Udhëheqësi i tanishëm Turk, i cili po ballafaqohet me një kundërshtar të fortë, thotë se nëse humbet këto zgjedhje, bisedimet për ribashkim mund të ndërpriten, gjë që nuk ndihmon proçesin e intergimit të pjesës turke në BE.

Ndërsa banorët e pjesës veriore të ishullit, e cila njihet si Republika Turke e Qipros së Veriut, i drejtohen kutive të votimit, udhëheqësi i tyre Mehmet Ali Talat, ka paralajmëruar se nësi ai humbet zgjedhjet, bisedimet për ribashkim, të ndërmjetësuara nga BE-ja, mund të ndërpriten.

Deri tani, anketat tregojnë se kandidati i djathtë, Dervish Erolu, do të arrijë të marrë fitoren. Zoti Eroli, mbështetës i idesë për pavarsi nga pjesa tjetër e Qipros, ka arritur të rrisë shanset, duke akuzuar zotin Talat, si të paftë për të arritur në një zgjidhje, gjatë bisedimeve me palën Greke.
Zoti Riçard Howitt, zëdhënës i komisionit të parlamentit evropian për Turqinë, tha se bisedimet në Qipro janë të rëndësishme edhe për aspiratat e Turqisë për t’u integruar në BE. Ai thotë:

"Aspiratat për ribashkim tani për tani ekzistojnë tek udhëheqësit e partive të të dyja palëve të ndara të Qipros. Vazhdimi i bisedimeve dhe përparimi në Qipro, do të thotë që BE-ja nuk do të heqë dorë plotësisht edhe nga mundësia e integrimit të Turqisë në BE.”

Enklava e vogël e Republikës Turke së Qipros Veriore, nuk njihet nga Kombet e Bashkuara, por, ndonëse me shumë ngurim, njihet nga Turqia. Republika e vogël, është një rezultat i ndarjes së përgjakshme që ndodhi në vitin 1974, kur Turqia pushtoi ishullin në përgjigje të një grushti ushtarak që mbështetej nga qeveria greke.

Sot, pjesa greke që përbën 2/3 e ishullit dëshiron ribashkimin. Por Zoti Eroli, mbështet një konfederatë me dy shtete, një zgjidhje kjo që ndikon negativisht në përpjekjet e Turqisë për t’u pranuar në BE.
Turqia i ka filluar bisedimet për të hyrë në BE në vitin 2005, por Qiprua ka përdorur pozicionin e saj në mënyrë të vazhdueshme, duke bërë të mundur që të pengojë të gjitha mundësitë që Turqia të plotësojë standartet e kërkura nga BE-ja, duke ushtruar kështu presion mbi Ankaranë.

Një pikë tjetër kritike është kërkesa e BE-së që Turqia të hapë portet dhe aeroportet e saj për trafikun qipriot, por Turqia deri tani nuk ka pranuar ta bëjë një gjë të tillë.
Proçesi i negociatave, thotë analisti Politik Murat Jetkin, praktikisht është bllokuar.

"Në terma burokratike gjithshka po shkojnë mirë. Komisionet po punojnë, dhe per sa kohë që kapitujt janë të hapur, teknokratët në të dyja anët punojnë mirë, por në terma politike, proçesi është i ngrirë dhe nuk po lëviz.”

Një pikë pozitive, është fitorja e Kryeministrit Grek Papandreu në zgjedhjet e vjetshme.

Në vitin 1999, si ministër i Jashtëm i Greqisë ai u takua me homologun e tij turk Ismail Xhem, për të filluar bisedimet për afrimin midis dy vendeve.

Që vjet, nga koha e zgjedhjes së tij, kanë filluar përpjekjet për të rifilluar proçesin e afrimit. Gjatë fillimit të këtij muaji dy vendet premtuan se do të marrin masa të reja për venddosjen e besimit reciprok mes tyre.

Këtë javë, Qipriotët Turq do të votojnë për të zgjedhur një udhëheqës të ri. Këto zgjedhje zhvillohen në një kohe tepër kritike, pasi BE-ja tani po përpiqet që të ribashkojë ishullin e ndarë. Udhëheqësi i tanishëm Turk, i cili po ballafaqohet me një kundërshtar të fortë, thotë se nëse humbet këto zgjedhje, bisedimet për ribashkim mund të ndërpriten, gjë që nuk ndihmon proçesin e intergimit të pjesës turke në BE. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Xhons, njofton nga Stambolli.

T I M E :

TEXT: Ndërsa banorët e pjesës veriore të ishullit, e cila njihet si Republika Turke e Qipros së Veriut, i drejtohen kutive të votimit, udhëheqësi i tyre Mehmet Ali Talat, ka paralajmëruar se nësi ai humbet zgjedhjet, bisedimet për ribashkim, të ndërmjetësuara nga BE-ja, mund të ndërpriten.

Deri tani, anketat tregojnë se kandidati i djathtë, Dervish Erolu, do të arrijë të marrë fitoren. Zoti Eroli, mbështetës i idesë për pavarsi nga pjesa tjetër e Qipros, ka arritur të rrisë shanset, duke akuzuar zotin Talat, si të paftë për të arritur në një zgjidhje, gjatë bisedimeve me palën Greke.

Zoti Riçard Howitt, zëdhënës i komisionit të parlamentit evropian për Turqinë, tha se bisedimet në Qipro janë të rëndësishme edhe për aspiratat e Turqisë për t’u integruar në BE.

///HOWITT ACT-ENGLISH///

"Aspiratat për ribashkim tani për tani ekzistojnë tek udhëheqësit e partive të të dyja palëve të ndara të Qipros. Vazhdimi i bisedimeve dhe përparimi në Qipro, do të thotë që BE-ja nuk do të heqë dorë plotësisht edhe nga mundësia e integrimit të Turqisë në BE.”

Enklava e vogël e Republikës Turke së Qipros Veriore, nuk njihet nga Kombet e Bashkuara, por, ndonëse me shumë ngurim, njihet nga Turqia. Republika e vogël, është një rezultat i ndarjes së përgjakshme që ndodhi në vitin 1974, kur Turqia pushtoi ishullin në përgjigje të një grushti ushtarak që mbështetej nga qeveria greke.

Sot, pjesa greke që përbën 2/3 e ishullit dëshiron ribashkimin. Por Zoti Eroli, mbështet një konfederatë me dy shtete, një zgjidhje kjo që ndikon negativisht në përpjekjet e Turqisë për t’u pranuar në BE.

Turqia i ka filluar bisedimet për të hyrë në BE në vitin 2005, por Qiprua ka përdorur pozicionin e saj në mënyrë të vazhdueshme, duke bërë të mundur që të pengojë të gjitha mundësitë që Turqia të plotësojë standartet e kërkura nga BE-ja, duke ushtruar kështu presion mbi Ankaranë.

Një pikë tjetër kritike është kërkesa e BE-së që Turqia të hapë portet dhe aeroportet e saj për trafikun qipriot, por Turqia deri tani nuk ka pranuar ta bëjë një gjë të tillë.

Proçesi i negociatave, thotë analisti Politik Murat Jetkin, praktikisht ësgtë bllokuar.

///YETKIN ACT-ENGLISH///

"Në terma burokratike gjithshka po shkojnë mirë. Komisionet po punojnë, dhe per sa kohë që kapitujt janë të hapur, teknokratët në të dyja anët punojnë mirë, por në terma politike, proçesi është i ngrirë dhe nuk po lëviz.”

Një Pikë pozitive, është fitorja e Kryeministrit Grek Papandreu në zgjedhjet e vjetshme.

XS
SM
MD
LG