Lidhje

Nuk pranohet kërkesa e regjisorit Polanski për të mbyllur çështjen ndaj tij


Një gjykatë apeli në Kaliforni e hodhi poshtë kërkesën më të fundit të regjisorit Roman Polanski tij për t'i dhënë fund çështjes gjyqësore ndaj tij, në ldhje me historinë e tij të marrëdhënies seksuale 33 vjet më parë me një vajzë adoleshente.

Nëse vendimi do ta kishte plotësuar kërkesën e të pandehurit, kjo do t'i lejonte regjisorit të arratisur kthimin në SHBA. Vendimi i gjykatës për të mos e rishikuar çështjen e Polanskit, u mor vetëm disa orë pasi gjykata hodhi poshtë një kërkesë të viktimës së Polanskit, Samantha Gaimer, për ta mbyllur çështjen.

Ndaj Polanskit u ngritën aktakuza për 6 shkelje ligjore, përfshi përdhunim, përdorim droge, mashtrim dhe marrëdhënie seksuale me një fëmijë. Ai pranoi më vonë fajësinë për marrëdhënie seksuale të paligjshme, por u largua nga SHBA në vitin 1978, para shpalljes së dënimit të tij.

Autoritetet kërkojnë ekstradimin e Polanskit nga Zvicra, për ta dënuar atë lidhur me akuzat.

XS
SM
MD
LG