Lidhje

SHBA: Një imigrant ndërton biznesin e helikopterëve me telekomandë


Gjithçka nisi me një helikopter me telekomandë që Hordi Munioz mori si dhuratë nga nëna e tij.

Tani 26 vjeçar, Hordi përdori një telekomandë loje elektronike dhe një pjesë tjetër që e bleu në internet për të modifikuar lodrën, pesë vite më parë.

Ai e vazhdoi ëndrrën e tij në internet përmes një blogu me të apasionuarit për helikopterët me telekomandë dhe më në fund gjeti një mënyrë për të krijuar modelin e parë.

Me paratë e marra borxh nga një mik, ai bleu më shumë pajisje dhe bashkëthemeloi një biznes që e quajti 3D Robotics.

Kompania prodhon mikroprocesorët e vet që janë truri i pajisjes dhe ua shet ato të apasionuarve dhe bizneseve në botë.

Këta helikopterë me telekomandë kushtojnë shumë herë më pak se varianti ushtarak dhe kushtojnë qindra - dhe jo mijëra - dollarë.

Kompania 3D Robotics ka punësuar 30 punonjës në Shtetet e Bashkuara dhe 25 matanë kufirit meksikan në Tijuana.

Fabrika në Tijuana po zgjerohet. Ndërsa paisjet me telekomandë po bëhen përherë e më popullorë tek individët, disa po ngrenë shqetësimin e privacisë. Por ndërsa kërkesa shtohet, Hordi thotë se ai dëshiron që të ndërtojë biznesin e tij përgjatë kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, në vend që t’i prodhojë në Azi me kosto më të vogël.

Hordi Munoz thotë se helikopterët me telekomandë mund të përdoren për arsye sigurie, kërkime apo nga ata që i shohin thjesht si argëtim. Ai shton se kompania e tij ka ndihmuar për të krijuar një treg për këtë teknoligji të re.

XS
SM
MD
LG