Lidhje

Një pamje e veçantë është shfaqur në qiejt mbi Azinë lindore dhe pjesën perëndimore të SHBA


Një pamje e veçantë është shfaqur në qiejt mbi Azinë lindore dhe pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara. Për pak minuta hëna mbuloi pjesën më të madhe të diellit duke krijuar një unazë të zjarrë në qiell.

Eklipsi mund të shikohej në disa pjesë të Azisë sot në mëgjes ndërsa në Shtetet e Bashkuara u vërejt gjatë mbrëmjes së djeshme.

Qindra dhe në disa raste mijëra vetë u mblodhën në mjedise të hapura dhe në observatorë astronomikë në pika të ndryshme të globit për këtë spektakël të natyrës. Shumë njerëz përdorën syze të posaçme për të mbrojtur sytë gjatë kohës që shikonin qiellin.

Hëna mbulon rreth 95 për qind të diellit gjatë këtij eklipsi.

Në Shtetet e Bashkuara një fenomen i tillë u vërejt 18 vjet më parë.
XS
SM
MD
LG