Lidhje

Presidenti rus u zotua se do të zhvillojë lidhje më të forta ekonomike me Abkazinë


Presidenti rus Dmitri Medvedev u zotua të zhvillojë lidhje më të forta ekonomike dhe në fushën e sigurisë me Abkazinë, njëra prej dy territoreve separatiste të Gjeorgjisë, që Moska i njeh si vende të pavarura.

Zoti Medvedev i bëri këto komente sot, në qytetin abkaz të Sukhumit, në dy-vjetorin e luftës së shkurtër, por vdekjeprurëse me Gjeorgjinë. Ai tha se vendimi për njohjen e territoreve nuk ishte i lehtë.

Por ai shtoi se koha ka treguar se ky ishte një vendim i drejtë. Forcat ruse e shtypën ushtrinë gjeorgjiane në luftën 5-ditëshe dhe mijëra trupa mbetën në Abkazi dhe në Osetinë Jugore.

Vendimi i Rusisë për njohjen e rajoneve si vende të pavarura u dëuan nga Gjeorgjia dhe të gjitha qeveritë perëndimore. Gjeorgjia e kujtoi dje me një ceremoni dy-vjetorin e luftës.

Presidenti Saakashivili tha se mbetet detyrë e Gjeorgjisë “ta vazhdojë çdo ditë luftën për çlirimin e tokës sonë”, - siç u shpreh ai.

XS
SM
MD
LG