Lidhje

"Killers" dhe "Ondine" ndër filmat e rinj të kinemave amerikane


"Killers" dhe "Ondine" ndër filmat e rinj të kinemave amerikane
"Killers" dhe "Ondine" ndër filmat e rinj të kinemave amerikane

“Killers” është filmi i ri komedi, i cili ka si protagonistë Katherine Heigl dhe Ashton Kutcher. Në film ata interpretojnë një çift të cilët takimin e parë të dashurisë e kalojnë në një mënyrë aventurske, e kjo gjë të dy protagonistëve iu sjell në mendje takimet e tyre të para të dashurisë me partnerët e tyre.

Katherine thotë:

“ Takimi i parë me Josh, bashkëshortin tim, ishte shumë i çuditshëm, mbasi punuam në një video muzikore sëbashku, u ulëm për të ngrënë diçka, dhe vija re që ai ishte shumë i nervozuar. Më pas ai u ul në piano dhe këndoi një këngë , të cilën nuk e dëgjoi askush në lokal, por për mua ishte një ndër gjërat më të bukura. Unë u ula pranë tij në piano dhe e dëgjova të gjithë këngën” .

Heigl ishte sëbashku me bashkëshortin e saj në tapetin e kuq të premierës së filmit në Los Angelos. Dhe Ashton Kutcher ishte sëbashku me bashkëshorten e tij Demi Moore.

Filmi tregon për një çift që njihet gjatë pushimeve në Evropë dhe nisin jetën si një çift i lumtur të martuarish diku në një zonë të qetë periferike. Por personazhi i nterperetuar nga Heigl, nis të kuptoj se burri i saj është më i mirë se ç’duhet për një bashkëshort, dhe mbasi heton rreth tij, arrin të zbulojë se ai është një vrasës ndërkombëtar.

Me regji të Rober Liketiç, në këtë film interpreton dhe aktori Tom Selleck.

Premiera e filmit u zhvillua në Losa Angelos të martën, ndërsa nga sot ky film del në kinematë amerikane.

Ditën e sotme në kienmatë amerikane do të ketë dhe disa filma të tjerë.

Jonah Hill dhe Russel Brand interpretojnë në filmin “ Get him to the Greek”, një komedi që rrëfen peripecitë e një drejtuesi të një kompanie regjistrimesh , që do të çojë një yll të muzikës rrok në tetrin grek të Los Anxhelosit.

Owen Willson dhe George Lopes kanë hedhur zërat e tyre në figurat e qenit dhe të maces, për filmin “Marmaduke”

Dhe në filmin “Splice”, dy shkencëtarë ( interpretuar nga Adrien Brody dhe Sarah Polle), janë dy shkencëtarë të cilët në përpjekje për të studiuar ADN-në njerëzore, dalin në rezultate të paparashikuara.

...............

Një tjetër film që do të dalë sot në kinematë amerikan është dhe filmi “Ondine”, me protagonist Kolin Farrell. Filmi “Ondine” është një histori dashurie bazuar në përrallën e Sirenës .

Karakteri i interpretuar nga Farrel, quhet Syracuse, dhe nga një prej peshkatarëve që vetëm pinte dhe dehej në qytet, tashmë është kthyer në një baba të devotshëm, dhe prind i vetëm për fëmijët e tij.

Jeta e tij merr kthesa të paparashikuara nga shfaqja në jetën e tij të një gruaje misterioze, të cilën e kap në rrjetën që peshkon. Në film Sirena, që interpretohet nga e dashura e vërtetë e Farrell, Alicja Bachleda, ka aftësinë magjike që të shfaqet kudo.

Tetorin e kaluar, çifti, që u njoh teksa bëheshin xhirimet e filmit “Ondine”, solli në jetë një djalë .

Filmi “Ondine” po shfaqet dhe në Irlandë, Argjentinë dhe Poloni, ndërsa mbas datës 10 qershor del në kinematë hollandeze dhe franceze.

XS
SM
MD
LG