Lidhje

Irani do të zhvillojë një takim të nivelit të lartë për armët bërthamore


Irani njoftoi sot se do të mbajë takimin e tij ndërkombëtar të nivelit të lartë vetëm disa ditë pas takimit të nivelit të lartë në Uashington, të organizuar nga Shtetet e Bashkuara.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Ramin Mehman Parast, njoftoi sot se Teherani do të mbajë të shtunën e ardhshme një takim 2-ditor të nivelit të lartë. Media shtetërore njoftoi se në takim do të marrin pjesë përfaqësues nga 60 vende.

Zëdhënësi tha se Teherani do të hapë një rrugë të re për pastrimin e botës nga armët bërthamore.

Shtetet e Bashkura do të presin udhëheqës nga 47 vende gjatë takimit 2-ditor të nivelit të lartë që është caktuar të hapet të hënën.

Dje Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad shpalli prodhimin e një tipi të ri centrifugësh që mund të pasurojnë uraniumin gjashtë herë më shpejt se sa centrifugët e vjetër.

Në Uashington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit P.J. Crowley tha se Shtetet e Bashkuara kanë arritur në konkluzionin se Irani ka “qëllime armiqësore” me aktivitetet e tij bërthamore, pasi një program bërthamor me synime paqësore nuk ka nevojë për centrifugë më të shpejtë.

XS
SM
MD
LG