Në Prishtinë, për tre ditë me radhë, është hapur një ekspozitë nga fëmijët me aftësi të kufizuara. Sipas organizatorëve qëllimi i kësaj ekspozite është t'u japin mundësi fëmijëve me aftësi të kufizuara të shprehin emocionet, mundësitë dhe talentin e tyre. Ata u bëjnë thirrje institucioneve dhe shoqërisë në përgjithësi që t'u ofrojnë më shumë hapësirë atyre, në mënyrë që të japin kontributin e tyre profesional në sfera të ndryshme për të marë pjesë aktive në jetën e përditëshme të vendit.