Lidhje

SHBA: Loja LEGO më popullorja për fëmijët


SHBA: Loja LEGO më popullorja për fëmijët
SHBA: Loja LEGO më popullorja për fëmijët

LEGO-t janë loja më popullore në botë për fëmijët. Mendohet që këtë vit me LEGO do të luajnë mbi 400 milionë fëmijë. Por, me to nuk luajnë vetëm fëmijët. Me duart e disa të rriturve me LEGO mund të ndërtohen vepra arti.

Nathan Saways është 37 vjeç, dhe natyrisht nuk është më fëmi. Por ai vazhdon të ndërtojë me passion me LEGO. Ai thotë:

"Nuk e kutpoj se si më kalon koha. Më pëlqen shumë të ndërtoj me LEGO dhe kaloj orë të tëra pa pushim."

Lego-t janë plastike dhe ato lidhen me njëra tjetrën përmes të çarave të vogla dhe hallkave. Secila nga pjesët ka forma dhe ngjyra të ndryshme. Nathan shpjegon:

"Mendoj se gjëja më e rëndësishme është të kesh një vision në kokë para se të fillosh ndërtimin. Pastaj, duhet t’i vendosësh të gjitha legot në mënyrë të tillë, që të krijosh një formë që t’i ngjajë vizionit tënd."

Këto lodra të thjeshta për fëmijë shndërrohen në vepra arti në studion e Nathan Sawaya-s në Manhatan, ku ai njëkohësisht banon. Ai është një prej artisëve amerikanë që krijon vepra artistike me LEGO.

Nathan Sawaya jeton prej 19 vjetësh në Manhaten. Ai është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Nju Jorkut dhe ka punuar për disa vjet si jurist, një profesion që i linte pak kohë të merrej me LEGO-t e tij të dashura. Por ai gjeti kohën për të krijuar faqen e tij kompjuterike.

"Një ditë faqja ime në internet brickartist.com u prish, ngaqë kishte patur shumë vizitorë. Pra, unë e kuptova se kishte ardhur koha të ndryshoja profesionin, sepse tregu për artist me LEGO ishte në një moment i favorshëm." - thotë ai

Ndryshimi i karrierës do të thonte një pakësim i ndjeshëm i të ardhurave, por Nathan Sawaya thotë se nuk i vjen keq për këtë:

"Kur kujtoj vitet e mëparshme, mund të them se dita më e keqe si artist është përsëri më e mirë se dita më e mire si jurist, pra nuk më vjen keq për vendimin tim."

Për më tepër se 5 vjet, që kur është bërë artist profesionist i LEGO-ve, punimet e Natahn Sawaya-s janë vendousr nëpër galeri dhe muzeume në të gjithë vendin. Kjo ekspozitë është në Galerinë Flinn Gallery në Greenwich, të Konektikatit.

Një vepër me LEGO u shit për 7 mijë e 500 dollarë, por nuk është e pazakontë që një vepër e madhe të shitet për dhjetra mijëra dollarë.

XS
SM
MD
LG