Lidhje

Presidenti Obama merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të Akademisë Ushtarake në West Point


Presidenti vuri në dukje se për të nëntin vit radhazi, kjo ceremoni zhvillohet në kohë lufte për Amerikën

Presidenti amerikan Barak Obama u tha diplomantëve të Akademisë Ushtarake West Point se ata janë spirancat e sigurisë globale dhe u zotua se Amerika do t’i mbështesë në përpjekjet e tyre.

Gjatë ceremonisë së diplomimit të kadetëve sot, Presidenti Obama vuri në dukje se për të nëntin vit radhazi, kjo ceremoni zhvillohet në kohë lufte për Amerikën. Ai shprehu mirënjohjen e tij për këta diplomantë, shumë prej të cilëve së shpejti do të dislokohen në zonën e konfliktit.

Për sa i përket luftës kundër terrorizmit, zoti Obama tha se nuk do të gjendet një zgjidhje e thjeshtë për këto përpjekje. Por ai tha se organizatat terroriste si al-Kaida dhe bashkëpunëtorët e saj ishin njerëz të vegjël në anën e gabuar të historisë dhe ai shprehu besimin se Amerika do të fitojë.

Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë atë që u takon për të mbështetur ushtarët duke forcuar ekonominë në vend, duke forcuar aleancat ndërkombëtare dhe duke mbështetur të drejtat universale dhe sundimin e ligjit.

XS
SM
MD
LG