Lidhje

BP: Kapaku i pusit të dëmtuar, do të qëndrojë deri në mbylljen përfundimtare të tij


BP: Kapaku i pusit të dëmtuar, do të qëndrojë deri në mbylljen përfundimtare të tij
BP: Kapaku i pusit të dëmtuar, do të qëndrojë deri në mbylljen përfundimtare të tij

Kompania e naftës BP thotë se kapaku i vendosur në pusin e dëmtuar në Gjirin e Meksikës, duket se po qëndron në vend dhe mund të mbetet atje derisa pusi të mbyllet përgjithmonë. Shefi i operacioneve të BP-së, Dag Satëlls tha sot se kapaku ka qëndruar, edhe pse presioni i naftës vazhdon të shtohet tek mbulesa dhe që nga e enjtja ai ka ndaluar derdhjen e rreth 60 mijë- fuçive të naftës në det.

Zoti Satëlls tha se BP shpreson ta mbajë kapakun tek pusi derisa puset e tjera anësore që po ndërtohen do t’i lejojnë punonjësit ta ndalojnë rrjedhjen përfundimisht. Zoti Suttles tha se ekipeve të shpimit të puseve të reja u mbeten vetëm 30 metra për të përfunduar njërin nga puset, i cili do të ndihmojë për përmbajtjen e një pjese të naftës, kur punonjësit të bllokojnë me çimento pusin origjinal që rridhte.

Zyrtari amerikan që mbikqyr përgjigjen e qeverisë ndaj rrjedhjes së naftës, tha dje se qeveria ka dhënë urdhër për vlerësime të tjera, ndërkohë që provat me kapakun e ri të pusit vazhdojnë. Ai tha se mes tyre përfshihen prova sizmike ndaj pusit dhe përdorimi i një anijeje sonare për të monitoruar tabanian e detit rreth pusit, për ndonjë rrjedhje.

Ai tha se provat kanë dhënë informacion të vlefshëm.

XS
SM
MD
LG