Lidhje

Dita e 9-të e Lojërave Olimpike


Tiki Gelana e Etiopisë fitoi medaljen e artë në maratonën për femra në Lojrat Olimpike të Londrës.

Ajo përfundoi garën për 2orë 23 minuta dhe 07 sekonda. Kenianja Priscah Jeptoo fitoi medaljen e argjendë kurse rusja Tatyana Petrova Arkhipova morri atë të bronxtë.

Tenistet amerikane, motrat Serena dhe Venus Williams fituan medaljen e artë kundër çiftit çek Andrea Hlavackova dhe Lucie Radeka.

Andy Murray i Britanisë mundi Roger Federer të Zvicerës duke fituar medaljen e artë në tenisin për meshkuj.

Ndërkohë, Cai Yun dhe Fu Haifeng të Kinës fituan finale në badminton sot.

Kina ka tani më shumë medalje pasuar nga Shtetet e Bashkauara dhe Britania.
XS
SM
MD
LG