Lidhje

Bashar Al-Assad: Siria në gjendje lufte


Presidenti i Sirisë duke folur përpara kabinetit të ri. Damask, 26 qershor 2012
Presidenti i Sirisë duke folur përpara kabinetit të ri. Damask, 26 qershor 2012
Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Assad ka bërë me dije se vendi i tij është në “gjendje lufte”, ndërkohë që aktivistët njoftuan luftimet më të rrepta që nga fillimi i kryngritjes së opozitës 15 muaj më parë midis forcave të qeverisë dhe atyre kryengritëse në afërsi të kryeqytetit.

Agjencia shtetrore siriane, SANA tha se zoti Assad i bëri këto komente dje gjatë një fjalimi para kabinetit të tij të ri. Sipas agjencisë në fjalë, zoti Assad u tha ministrave se të gjitha politikat qeveritare duhet të përdoren për të siguruar një fitore në këtë luftë.

Më herët, kreu i Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut i tha Zërit të Amerikës se ushtria siriane hapi zjarr artilerie kundër disa pozicioneve kryengritëse në periferi të Damaskut për herë të parë dje. Grupet e të drejtave të njeriut njoftuan gjithashtu për luftime në qytetet Daraa, Homs, Aleppo dhe Deir Ezzor si dhe në krahinat Hama dhe Idlib.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha gjithashtu se gjatë dhunës së djeshme janë vrarë të pakten 62 veta dhe se më teprë se gjysma e tyre ishin civilë.

Shefi i paqeruajtësve të OKB-së Herve Ladsous u tha anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se situata në Siri është tepër e rrezikshme për vëzhguesit e OKB-së që të rifillojnë punën e tyre atje.

Diplomatët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së thanë se shefi i paqeruajtsëve Herve Ladsous i tha këshillit se misioni vëzhgues do të mbetet i pezulluar në Siri për shkak të konfliktit në rritje.

Ai shtoi se qeveria siriane gjithashtu refuzon të lejojë vëzhguesit të përdorin telefona satelitore, të cilët ai i quajti “mjetet kryesore” të operacionit.
Është ende e paqartë se sa kohë do të zgjasë pezullimi.
XS
SM
MD
LG