Lidhje

V. Sheshelit nuk i revokohet masa e lirimit të përkohshëm


Gjyqtarët në gjykatën e krimeve të luftës për ish-Jugosllavinë mohuan sot një kërkesë për të revokuar lirimin e përkohshëm të Vojislav Sheshelit, nacionalist serb i vijës së ashpër, i cili u lejua të dilte nga burgu për arsye humanitare dhe ka hyrë në politikë pas kthimit në vendin e tij.

60-vjeçari Sheshel, i cili vuan nga kanceri, u lirua në nëntor, pas gati 12 vjet në paraburgim. Ai është urdhëruar të kthehet në Hagë kur të jetë e nevojshme dhe nuk lejohet të kontaktojë dëshmitarët.

Që nga ajo kohë, Shesheli ka mobilizuar mbështetësit dhe ka folur në televizion e në radio për të mbrojtur politikat nacionaliste gjatë shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë në vitet 90. Ai ka thënë gjithashtu se nuk do të kthehet në Hagë.

Prokurorët kishin kërkuar revokimin e vendimit për nxjerrjen e tij nga burgu, duke thënë se deklarata e Sheshelit shkelte kushtet e lirimit.

Por gjykatësit e OKB-së nuk pranuan. Ata thanë se një deklaratë që shpreh synim, nuk është njësoj me një refuzim.

XS
SM
MD
LG