Lidhje

Votuesit egjiptianë miratuan ndryshimet kushtetuese


Votuesit egjiptianë miratuan ndryshimet kushtetuese
Votuesit egjiptianë miratuan ndryshimet kushtetuese

Votuesit egjiptianë miratuan me shumicë dërmuese votash referendumin për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugën zgjedhjeve të parakohëshme.

Më shumë se 14.1 milionë votues, ose 77.2 përqind, miratuan amendamentet kushtetuese, ndërsa 4 milionë, ose 22.8 përqind, votuan kundër tyre. Qeveria egjiptiane tha dje se pjesëmarrja me 41 përqind, rreth 45 milionë banorë me të drejtë vote, theu të gjitha rekordet e zgjedhjeve të kohëve të fundit.

Disa nga ata që votuan pro ndryshimeve thanë se e mbëshetën referendumin me shpresë se do të vendoset rendi dhe qetësia në vend pas disa javë trazirash.

Shumë njerëz shkuan në votime në numër të madh, duke iu përgjegjur thirrjes së minutës së fundit nga Vëllazëria Myslimane Islamise, grupi më i madh dhe më i organizuar i opozitës në Egjipt.

Vëllazëria Myslimane dhe pjesa e mbetur e ish Partisë Nacional Demokrate në pushtet, ishin përkrahëset më të forta të referendumit. Ato argumentuan se mbajtja e zgjdhjeve do të garantonte kthimin e shpejtë në regjimin civil të vendit.

Shumica e grupeve laike dhe aktivistë të rëndësishëm që mbështesin reformat, e kundërshtuan miratimin e amendamenteve, duke thënë se ato nuk kishin kohën e duhur për t’u organizuar në forca politike efektive.

Referendumi i djeshëm shihet si prova e parë e vendit drejt demokracisë. Ai përmban 9 amendamente kushtetuese, të cilat u propozuan nga një ekip i caktuar nga ushtria e që ka udhëhequr vendin që nga rrëzimi nga pushteti muajin e kaluar të presidentit Hosni Mubarak.

XS
SM
MD
LG