Lidhje

Vriten 20 vetë në një shpërthim në Idbil


Aktivistë në Siri thonë se shpërthimet në qytetin veriperëndimor të Idbilit kanë vrarë të paktën 20 persona. Organizata me seli në Britani “Vëshguesi sirian për të Drejtat e Njeriut” thotë se shpërthimet patën si objektiv ndërtesat e ushtrisë dhe të forcave ajrore.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA tha se në dy nga shpërthimet u vranë të paktën 9 vetë dhe rreth 100 të tjerë u plagosën, duke fajësuar “terroristët” për sulmet. Ndërkohë, po kjo agjenci njoftoi se persona të armatosur qëlluan me granada Bankën Qendrore, duke e dëmtuar ndërtesën në kryeqytetin e vendit, Damask, por pa shkaktuar viktima.

Sulmet e sotme ndodhin vetëm disa orë pasi i dërguari i misionit të vëzhguesve të OKB-së në Siri i bëri thirrje trupave të Presidentit Bashar al Assad dhe opozitës t’i ndalin luftimet, në mënyrë që të mund të rezistojë armëpushimi i arritur përmes marrëveshjes së 12 prillit.

XS
SM
MD
LG