Një udhëheqës i al-Kaidës në rajonin e Gjirit Persik, i cili ndiqej lidhur me shpërthimin në luftanijen USS Cole në vitin 2000, u vra gjatë një sulmi ajror amerikan dje në Jemen.
Zyrtarët jemenas thanë se Fahd al-Quso u qëllua me raketë në Rafth të provincën jugore Shabwa të vendit, sëbashku me një tjetër operativ, të identifikuar si Fahed al-Akdam.
Ambasada e Jemenit në Uashington tha se al-Quso ishte “një prej terroristëve më të kërkuar nga Jemeni”. Grupi terrorist al-Kaida në Gadishullin Arabik e konfirmoi vdekjen e tij me një deklaratë që lëshoi dje.
Lajmet nga Adeni citojnë pa emra zyrtarë amerikanë, të cilët kanë thënë se al-Quso u vra nga një sulm amerikan me raketë. Ai ka qënë në listën e personave më të kërkuar të FBI-së dhe për arrestimin e tij ishte caktuar një shpërblin prej pesë milionë dollarësh.