Lidhje

Ç'ndodh këtë javë në Uashington


Kjo javë do të sjellë përsëri në qendër të vëmendjes faqen elektronike qeveritare ku amerikanët supozohet të zgjedhin sigurimin shëndetësor. Sistemi elektronik i regjistrimit është shoqëruar me probleme të mpëdha që në fillim dhe administrata e presidentit Obama ka kërkuar zyrtarisht falje për të. Ditët e fundit, faqja elektronike duket se po funksionon më mirë, por ende jo siç ishte premtuar nga administrata.

Dy muaj pasi u aktivizua sistemi elektronik i regjistrimit, faqja vazhdon të ketë probleme megjithë garancitë e dhëna nga presidenti Obama javë më parë:

“Deri në fund të muajit presim që faqja të funksionojë ashtu siç duhej.”

Zbatimi në praktikë i Aktit për Kujdes të Përballueshëm ka qënë një telash i madh për administratën që është konsideruar si e dhënë pas teknologjisë:

“Nuk ka dyshim se zbatimi i Aktit ka qënë më i vështirë nga sa prisnim. Por dua që të gjithë ta kuptojnë: do ta vëzhgojë me kujdes këtë proces.”

Popullariteti i presidentit Obama ka rënë ndjeshëm javët e fundit dhe republikanët e opozitës, që e kundërshtuan planin që nga fillimi, janë entuziazmuar. Ligjvënësi Kevin McCarthy:

“Nuk besoj se mund ta ndreqësh këtë ligj për të ulur koston dhe për të shtuar qasjen ndaj kujdesit shëndetësor. Ne duhet ta hedhim poshtë atë dhe të hartojmë një plan të ri.”

Ligjvënës demokratë si Steny Hoyer vazhdojnë të mbrojnë ligjin:

“Qasja në rrjet ka dështuar tani për tani. Duhet ta ndreqim këtë. Nga kjo pikëpamje përmbajtja e ligjit të ri ende do të testohet. Por nga sa është provuar deri tani, ligji ka qënë i suksesshëm për miliona njerëz.”


Dhoma e Përfaqësuesve kthehet në punë këtë javë pas pushimit për Ditën e Falenderimeve, kurse senati javën tjetër. Ligjvënësit kanë kohë deri në mes të muajit të bien dakort për buxhetin federal. Ai përfundon në janar dhe Shtetet e Bashkuara rrezikojnë një mbyllje tjetër të pjesëshme të qeverisë nëse nuk arrihet marrëveshje.


XS
SM
MD
LG