Lidhje

Zhvillimet politike gjatë kësaj jave në Uashington


Kjo javë mund të sjellë përparime në përpjekjet për të reformuar sistemin amerikan të imigracionit. Po ashtu pritet edhe vendimi mbi martesën brenda së njëjtës gjini.

Një propozim për të shtuar ndjeshëm sigurinë e kufirit amerikan mund të jetë kyçi i zhbllokimit të mbështetjes dypalëshe të nevojshme për miratimin nga Senati të reformës gjithpërfshirëse.

“Jemi në prag të një arritje të madhe”, tha Demokrati Charls Schumer.

Propozimi do të shtonte 20 mijë punonjës të kufirit dhe miratonte ndërtimin e më shumë se 1 mijë kilometrave gardh përgjatë kufirit amerikano-meksikan dhe shtimin e teknologjisë së survejimit. Amendamenti synon të fitojë mbështetjen e republikanëve që kundërshtojnë legalizimin e miliona imigrantëve pa dokumenta derisa kufijtë e vendit të jenë të siguruar.

“Nuk kemi kontroll të kufirit tonë jugor”, tha Senatori John Cornyn.

Presidenti Barack Obama dëshiron të nënshkruajë propozimin në ligj në muajt e ardhshëm.

“Zbatim më të fuqishëm. Një sistem më të mirë imigracioni dhe rrugën drejt shtetësisë së merituar. Një ekonomi në rritje më të mirë që është më e drejtë për klasën e mesme. Dhe një të ardhme fiskale më të qëndrueshme për fëmijët tanë.”

Një votë përfundimtare në Senat mund të ndodhë brenda dy javësh. Por miratimi nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët është në pikpyetje.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë pritet të vendosë për martesën brenda së njëjtës gjini. Gjykata mund të vendosë nëse shtetet kanë të drejtë të ndalojnë martesën. Po ashtu gjykata pritet të vendosë nëse qeveria federale duhet të njohë këto martesa.

Presidenti Obama ripohoi mbështetjen për të drejtat e martesës brenda së njëjtës gjinie javën e shkuar në Gjermani.

“Kur mbrojmë vëllezërit me motrat tona homoseksuale dhe trajtojmë dashurinë dhe të drejtat e tyre në mënyrë të barabartë para ligjit, ne mbrojmë gjithashtu lirinë tonë. Jemi më të lirë kur të gjithë njerëzit mund të ndjekin liritë e tyre.”

Të mërkurën, zoti Obama niset për një udhëtim një javor në Afrikë.
XS
SM
MD
LG