Festimet e Krishtlindjes kanë filluar në qytetin e Bregut Perëndimor, Betlehehem, të organizuara nga Autoriteti Palestinez.
Ishte një fillim i hareshëm i festimeve për Krishtlindje në Betlehem, ndërsa djem dhe vajza të vogla mbajtën një marshim shumëngjyrësh përmes sheshit deri tek një pemë gjigande Krishtlindjeje përballë Kishës së Lindjes së Krishtit.
Parada u zhvillua pranë një pllakate të madhe ku lexohej “Lutuni për lirinë e Palestinës”, në praninë e banorëve vendas dhe turistëve. Pelegrinë nga e gjithë bota kishin ardhur për vizituar Guvën e Lindjes së Krishtit …
Pjesëmarrja ishte më e lartë se vitin e kaluar, kur trazirat i mbajtën larg shumë nga vizitorët. Palestinezët dolën në protesta pasi Presidenti amerikan, Donald Trump e njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.
Kryebashkiaku i Bethlehemit, Anton Salman i tha Zërit të Amerikës se Jeruzalemi duhet të jetë kryeqyteti i shtetin palestinez.
“Me atë që bëri, Trump e humbi pozicionin e tij si ndërmjetës i paanshëm. Nuk mendoj se ka ndonjë shans me politikat e tij në Lindjen e Mesme që paqja të triumfojë apo që procesi i paqes të aktivizohet përsëri”, tha ai.
Megjithatë në këtë qytet të vogël të Bregut Perëndimor, shpresa është e e përjetshme.
"Bethlehemi gjithmonë i përcjell botës një mesazh të ngritur mbi shpresë dhe në kërkim të paqes dhe drejtësisë”, tha zoti Salman.
Në Tokën e Shenjtë, feja dhe politika janë gjithmonë pranë njëra-tjetrës.
Facebook Forum