Lidhje

OBSH: Më shumë specialistë për të luftuar Ebolën


Drejtuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se në Afrikën perëndimore nevojitet personel më i specializuar për të luftuar epideminë e ebolës.

Dr. Margaret Chan tha sot në një konferencë për shtyp në Gjenevë se numri i të vdekurve nga sëmundja ka arritur në 2400 vetë, ndërsa numri i rasteve të diagnostikuara në 4784 vetë.

Ajo shtoi se specialistët që po përpiqen të pengojnë përhapjen e infeksionit kanë mungesa nga më elementaret, që nga veshjet mbrojtëse, laboratorët portativë e deri tek qeset për të mbështjellë trupat e viktimave. Por problemi më i madh, tha ajo, është mungesa e personelit të kualifikuar për të luftuar këtë sëmundje.

XS
SM
MD
LG