Lidhje

Wikileaks do të publikojë 400 mijë dokumenta sekrete të ushtrisë amerikane


Wikileaks do të publikojë 400 mijë dokumenta sekrete të ushtrisë amerikane
Wikileaks do të publikojë 400 mijë dokumenta sekrete të ushtrisë amerikane

Departamenti amerikan i Mbrojtjes po përgatitet të përballojë nxjerrjen e 400 mijë dokumenteve sekrete të ushtrisë amerikane në faqen e internetit WikiLeaks.

Zëdhënës të Pentagonit thonë se po përgatiten për t’iu përgjegjur kësaj situate që ka të bëjë me dokumente të zbulimit mbi luftën në Irak

Publikimi i këtyre dokumenteve pritet të tejkalojë së tepërmi nxjerrjen e informacionit nga 77 mijë dokumetet e botuara në korrik për Afganistanin, duke përfshirë edhe emrat e informatorëve afganë dhe hollësi të tjera nga raportet e zbulimit.

Në rastin e botimit të dokumenteve në korrik, zyrtarët reaguan ashpër, duke thënë se WikiLeaks mund t’i ketë duart të lyera me gjakun e ushtarëve amerikanë dhe civilëve në Afganistan.

Raportet e kohëve të fundit citojnë sekretarin e Mbrojtes, Robert Gejts të ketë thënë në një letër private se megjithë rrezikun që paraqiste nxjerrja e sekreteve për jetën e afganëve që ndihmojnë forcat e NATO-s, burimet dhe praktikat e Shteteve të Bashkuara nuk janë kompromentuar.

Në letrën që i dërgoi më 16 gusht Senatorit Karl Levin, kryetari i Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, zoti Gejts thotë se zbulimi i sekreteve mund t’u shkaktojë dëm të madh interesave të Shteteve të Bashkuara.

SHBA

XS
SM
MD
LG