Lidhje

Kalifornia fillon të vërë nën kontroll zjarret


Të evakuuar nga disa zona në Kaliforni janë lejuar të kthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa zjarrfikësit thonë se kanë filluar t’i vënë nën kontroll zjarret që e kanë goditur rëndë shtetin.

"Kushtet kanë ndryshuar në masë drastike në 24 orët e fundit dhe kjo është një shenjë shumë e mirë. Dhe ndoshta është një shenjë se kemi arritur në një pike kthese përsa i takon zbutjes së tyre”, tha Daniel Berlant, zëdhënës i Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni.

Belia Ramos e Bordit Mbikqyrës së Qarkut Napa, foli me gazetarët të dielën në mëngjes duke thënë se ishte hera e fundit që jepte konferencë shtypi për këtë zone, pasi siçë tha ajo tani Napa kishte hyrë në fazën e rimëkëmbjes.

“Kam pritur prej një javë për këtë ditë. Një javë më parë ishte një gjendje e tmerrshme dhe tani ka ardhur dita që mezi e prisnim”, tha Ramos.

Numri i viktimave nga zjarret në Kaliforni ka shkuar në të paktën 40 vetë në një nga zjarret më të rënda në historinë e atij shteti me të paktën 16 vatra.

Në njërën anë të Kalifornisë, zjarri ka shkatërruar rreth 6 mijë shtëpi dhe biznese në një shtrirje prej 160 kilometra katrorë. Rreth 100 mijë njerëz ishin evakuuar dhe shumë të tjerë kanë qëndruar. Kapiteni Jimmy Bernal është me ekipin e zjarrfikësve në Distriktin “Rancho Adobe”.

“Zjarret u përhapën nga erërat e forta. Erërat i shtynë zjarret dhe intensifikuan ato.”

Flakët u futën vjedhurazi në qytetin Sonoma, sinonim i industrisë së verës në Kaliforni, duke detyruar 400 familje të evakuohen.

“Kemi humbur shumë njerëz në këto zjarre. Intensiteti i zjarreve ishte i pabesueshëm. Kemi humbur 36 njerëz dhe kemi disa të pagjetur. Fatkeqësisht, mundësia është shumë e madhe për më shumë viktima”, thotë kapiteni Jimmy Bernal.

Evakuimi në qytetin fqinj, Santa Rosa, ishte i detyrueshëm ndërsa zjarret digjeshin në një zonë të gjerë të Gjirit të San Françiskos. Zyrtarët e u dhanë urdhër banorëve të zonave përreth që të linin shtëpitë e tyre.

Erërat e forta dhe të thata që zbresin nga malet Santa Ana çdo fund vere dhe fillim vjeshte po krijojnë kushte që ndihmojnë përhapjen e zjarreve. Disa erëra që kapin shpejtësinë 64 kilometra në orë po i shtyjnë flakët mbi transhetë e hapura nga zjarrëfikësit për të penguar përhapjen e zjarreve. Mbi 9 mijë njerëz, shumë prej të cilëve të tejlodhur, po luftojnë me zjarret në Kaliforni. Punonjës të zjarrfikëseve dhe vullnetarë të shumë kanë shkuar për të dhënë ndihmë në atë zonë gjatë ditëve të fundit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG