Lidhje

Ekipi “Wizards” dhe prirja globale e basketbollit


Ekipi i basketbollit të Uashingtonit, “Wizards” po bëhet gati për një sezon të ri. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Salem Solomon njofton se ky ekip është pjesë e një prirjeje në gjithë ligën amerikane të basketbollit për të rekrutuar lojtarë ndëkombëtarë.

Ekipi Wizards dhe prirjet e basketbollit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:51 0:00

Basketbolli po bëhet gjithnjë e më shumë një lojë globale. Sezonin e kaluar NBA kishte 113 lojtarë ndërkombëtarë nga 41 vende dhe territore. Gjithsej, një e katërta e lojtarëve të NBA janë ndërkombëtarë.

“Wizards” kanë lojtarë nga Polonia, Republika Çeke si edhe dy basketbollistë me origjinë nga Afrika.

Ian Mahinmi [pronounced “Yahn mah-HEEN-me], një lojtar i gjatë 2.1 metra nga Franca, e mishëron këtë larmi. Nëna e tij është nga Xhamaika, ndërsa i ati nga Benini, në Afrikën Perëndimore.

Mahinmi i tha Zërit të Amerikës, se ai u rrit me dëshirën për të luajtur futboll. Por ndërsa vitet kalonin, e kuptoi se e ardhmja e tij ishte në pistën e basketbollit:

“Doja të bëhesha futbollist, por pastaj u zgjata shumë dhe thashë ta provoj njëherë basketbollin, u apasionova pas këtij sporti dhe ja ku jam sot këtu”.

Në prag të sezonit të 10-ë me NBA, ai ka vënë re se popullariteti i kësaj loje është rritur:

“Nuk është më vetëm futbolli. Basketbolli u ka hyrë në zemër njerëzve. Më duket sikur ka gjithnjë e më shumë të rinj që duan të bëhen basketbollistë. Ka gjithnjë e më shumë lojtarë afrikanë në NBA, pra është rritur numri i tyre që kur hyra unë”.

NBA tani organizon një lojë të përvitshme miqësore në kontinentin afrikan dhe ka hapur një akademi për të rinjtë në Senegal.

Edhe Mahinmi po jep kontributin e tij, duke shkuar në Benin verën e kaluar për t’u mësuar të rinjve bazat e basketbollit:

“Ngrohtësia dhe mikpritja që treguan që nga momenti që dolëm nga avionic deri në fund, ishte e jashtëzakonshme. Për mua dhe për babain tim, ishte udhëtimi më mbresëlënës i verës dhe ndoshta i gjithë jetës. Është diçka që duam ta bëjmë çdo verë”.

Kryetrajneri i “Wizards” Scott Brooks thotë se ndërsa NBA zgjerohet globalisht, Afrika është pjesë e madhe e së ardhmes së saj.

“Mendoj se është e rëndësishme që të vazhdojmë të konsolidojmë emrin tonë si NBA dhe mendoj se Afrika pa diskutim është një nga zonat që e kemi menduar për një kohë të gjatë dhe komisioneri i NBA, Adam Silver dhe zyra qendrore kanë punuar shumë për ta bërë basketbollin njç sport global dhe Afrika është një pjesë e madhe e kësaj strategjie”.

Tani për tani, vëmendja e ekipit “Wizards” është përqendruar tek sezoni i ardhshëm i NBA që fillon më 18 tetor. Vitin e kaluar, ata fituan 49 lojra dhe iu afruan finales së për pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara. Këtë vit, ata shpresojnë të përparojnë edhe më shumë.

XS
SM
MD
LG