Lidhje

Ngritja e pagës minimale për gratë


Thirjet e Presidentit Obama për ngritjen e pagës minimale kanë mobilizuar aktivistët e çështjeve të punës

Thirjet e kohëve të fundit të Presidentit Obama për ngritjen e pages minimale në Shtetet e Bashkuara, nga 7.25 dollarë në orë në 9 dollarë, kanë mobilizuar aktivistët e çështjeve të punës, përfshirë edhe ata që thonë se ngritja e pages minimale do të ishte me përfitime veçanërisht për gratë.

Aktivistët në Shtetet e Bashkuara po i bëjnë thirrje qeverisë që të ngrejë pagën minimale.

Presidenti Obama e mbështeti këtë thirrje gjatë fjalimit mbi gjendjne vendit më 12 shkurt.

“Një familje me dy fëmijë, që marrin një pagë minimale jetojnë nën nivelin e varfërisë dhe kjo është e padrejtë,” - tha Presidenti.

Ndërsa gratë përbëjnë gati 50 për qind të fuqisë punëtore në Shtetet e Bashkuara, ato zënë më shumë se gjysmën e punëve me pagë minimale, thotë Joan Entmacher e Qendrës Ligjore Kombëtare të Grave.

“Ato shërbejnë ushqim në restorant, ose e përgatisin atë. Ato pastrojnë zyrat gjatë natës kur të tjerët shkojnë në shtëpi ose pastrojnë dhomat e hoteleve. Këto janë punë të paguara pak dhe shumica e tyre bëhen nga gratë”.

Ajo thotë se kjo është arsyeja që gratë do të përfitonin më shumë nga ngritja e pagës minimale.
Paga minimale e bën edhe më të vështirë jetesën në kohë të vështira ekonomike. Debra Z. Roth gjeti punë me pagë të ulët, pasi u bë operacion dhe humbi një punë ku paguhej më mirë.

“Kam shumë besim për gjërat që kam bërë në jetë, por kur humbet të ardhurat, kjo më bën mua dhe shumë njerëz të tjerë të ndihen sikur të rrëshqet toka nën këmbë”.

Tani Debra punon në fushën e saj, në komunikim, pranë një organizate me qendër në Uashington, të quajtur Mundësi më të Shumta për Gratë.

Paga minimale në Shtetet e Bashkuara nuk është ngritur që prej vitit 2009.


XS
SM
MD
LG