Lidhje

Gratë ngrenë zërin në debatin për energjinë bërthamore


Energjia bërthamore në Shtetet e Bashkuara është e kërcënuar: komplekset bërthamore po mbyllen dhe ndërtimet e reja po braktisen. Në një konference të kohëve të fundit në San Francisco, gratë që punojnë në këtë industri diskutuan për hapat e mëtejshëm që duhen marrë për të bindur publikun për rëndësinë e kësaj energjie dhe se pse ato janë grupi më i përshtatshëm për ta bërë një të tillë. Korrespondentja e Zëri të Amerikës, Michelle Quinn mori pjesë në Konferencën Kombëtare për Gratë në Energjinë Bërthamore

Fukushim, Çernobil...e të tjera objekte katastrofash bërthamore që kritikët i përmendin si arguemente për mbylljen e të gjitha komplekseve bërthamore, duke thënë se rreziku i rrezatimit është shumë i lartë.

Por komplekset po mbyllen gjithsesi … për shkak të çmimit të lirë të gazit natyror, rritjes së efikasiettit të energjisë dhe shqetësimeve të publikur për sigurinë.

Për të lehtësuar këto shqetësime, edhe industria ka gjetur avokatët e saj, grate që punojnë me energjinë bërthamore, për të ndihmuar që të ndryshojnë mendimin e grave të tjera që kanë prirjen të jenë më mosbesuese se burrat për përfitimet nga energjia bërthamore.

Operatorja e reaktorit të komleksit dhe inxhinierja sizmike, themeluan “Nënat për Energji Bërthamore”....një grup që mbështet efektin pozitiv të energjisë bërthmore tek mjedisi:

“Si nëna, mendoj se duhet të luajmë një rol të rëndësishëm, për të informuar publikun se ne e mbështesim energjinë bërthamore për të ardhmen, për fëmijët tanë. Dhe nuk besoj se kishte mama të tjera që në shkallë lokale mbështesnin energjinë bërthamore kështuqë menduam se ishte një hendek që mund ta kapërcenim”.

Mesazhi i tyre se energjia bërthamore është e pastër sepse nuk çliron dioksid karboni u drejtohet grave. Avokatët e kësaj industrie thonë se grate që mbështesin energjinë bërthamore janë më të besueshme se sa burrat.

Të dyja ato mbajnë varëse me një sasi të vogël uraniumi, që thonë se nuk është e rrezikshme:

“Unë fillova punën me mosbesim dhe frikë për energjinë bërthamore. M’u deshën gjashtë-shtatë vjet që ta kuptoja që ishte pozitive për ambjentin. Nuk dua që njerëzve të tjerë t’u duhen gjashtë-shtatë vjet që të binden. Nuk kemi aq shumë kohë në dispozicion”.

Mesazhi i “Nënave për Energji Bërthamore” vjen ndërsa po ndërtohen disa komplekse të reja.

“Diablo Canyon” ku punojnë themelueset e grupit, parashikohet të mbyllë dy reaktorët e saj deri në vitin 2025. Është kompleksi i fundit bërthamor në Kaliforni.

Kritikët e energjisë bërthamore thonë se nuk ka rëndësi se nga vjen mbështetja:

“Të përdorësh zërin si nënë për të argumentuar në favor të një teknologjie që është në thelb e rrezikshme dhe që katastrofa që Fukushima kanë demonstruar se nuk është e sigurt për komunitetet që rrethojnë komplekset e kësaj energjie, apo edhe për qytetet që janë qindra kilometra larg, është hipokrizi”.

Megjithatë, gra të reja thonë se e konsiderojnë mundësinë e karrierës në këtë industri sepse kanë vetëdije sociale:

“Unë u angazhova sepse doja të bëja diçka pozitive për botën, doja t’u sillja energji njerëzve. Mbi një miliardë vetë në botë vazhdojnë të mos kenë energji elektrike.”

Ndërsa e ardhmja e energjisë bërthamore në Shtetet e Bashkuara mund të jetë e pasigurt, grate që e mbrojnë atë thonë se argumentat e tyre janë të vlefshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG