Një person hodhi veten në erë në një tubim të kryengritësve shiitë Houti në qendër të Jemenit, duke lënë 23 të vrarë. Shpërthimi shkaktoi dhjetëra të plagosur, ndër to gra e fëmijë.
Shpërthimi ndodhi sot, kur njerëzit po mblidheshin për të festuar ditëlindjen e Profetit Muhamet në një qendër kulturore të qytetit Ibb. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për incidentin.
Kryengritësit Houti luftojnë kundër al-Kaidës dhe aleatëve të tyre suni, që kur morën nën kontroll një pjesë të kryeqytetit të vendit, Sana në shtator.