Lidhje

Rusia urdhërohet të paguajë dëmshpërblim


Një gjykatë ndërkombëtare arbitrazhi në Holandë urdhëroi Moskën që t'u paguajë më shumë se 50 miliard dollarë si dëmshpërblim ish-aksionerëve të gjigandit të naftës Yukos për shpronësimin e aseteve të kësaj kompanie, që tashmë nuk ekziston më. Aksionerët kishin kërkuar më shumë se 100 miliard dollarë dëmshpërblime.

Kërkesa ishte depozituar pranë Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit në Hagë nga degët e Grupit Menatep, një kompani përmes të cilit Mikhail Khodorkovsky kontrollonte firmën Yukos. Dikur ai ishte njeriu më i pasur i Rusisë.

Gjykata tha se fushata kundër Yukos ishte e motivuar politikisht. Ajo tha se gjykatat ruse "iu përulën vullnetit të autoriteteve ekzekutive të Rusisë" për ta falimentuar firmën Yukos dhe për të "burgosur një njeri i cili kishte dhënë shenja se po bëhej një konkurrent politik."

XS
SM
MD
LG