Lidhje

Del në treg albumi i ri i grupit Zac Brown me titull “Uncaged”


Një shkrim në revistën prestigjioze të muzikës Billboard shkruan për albumin e fundit të grupit Zac Brown: “Ky mund të jetë albumi më i mirë i muzikës “Country” për vitin 2012, madje edhe ky vlerësim i lartë, duket se është i pamjaftueshëm”. Albumi i fundit i grupit Zac Brown titullohet “Uncaged” dhe në të ka motive nga muzika “Country” e deri tek tingujt e Karaibeve.

please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:05:43 0:00
Direct link

Grupi Zac Brown e cilëson albumin e fundit “Uncaged” si “regjistrimin më të mirë që ata kanë bërë”. Në albumin me 11 këngë, përfshihen motive e tinguj nga muzika Country, Rock-u i jugut, Bluegrass e deri tek ritmet e Karaibeve dhe ato Rhythm and Blues.
Që kur është shfaqur në skenën e muzikës Country në vitin 2010, grupi Zac Brown ka 8 nga 10 këngët e tyre më të njohura, të klasifikuara në vendin e parë. Pjestarët e grupit kanë shkruar thuajse të gjitha këngët e regjistruara për albumin e fundit, interpretojnë në çdo instrument dhe kanë marrë pjesë thuajse në çdo hap të procesit të orkestrimit dhe realizimit të albumit.

I ri në grupin muzikor Zac Brown është perkusionisti Daniel de los Reyes. Ai ka interpretuar me artistë të tillë si Ricky Martin, Sting, Billy Joel, Sheryl Crow etj.
Në fillim të këtij viti, grupi Zac Brown bleu një studio në Nashville ku do të regjistrohet albumi i tyre i ardhshëm. Ajo do të organizojë edhe bashkëpunime me artistë të cilët duan të realizojnë projekte e tyre në studion e Zac Brown-it me titull Southern Ground.

Albumi “Uncaged” ishte më i shituri gjatë javës së parë që doli në treg me 234 mijë kopje. Kjo ishte e mjaftueshme për këtë album që të renditej i pari si në klasifikimin e muzikës Country ashtu edhe klasifikimin e revistës Billboard.

Grupi aktualisht është në një turne në Amerikën e Veriut në mbështetje të albumit të tyre të fundit. Në çdo ndalesë përpara koncerteve, grupi Zac Brown zhvillon një takim me rreth 75 adhurues, me të cilët kalojnë kohë së bashku e gjithashtu shijojnë edhe guzhinën amerikanojugore. Shumë nga recetat e gatimit janë krijuar nga Zac Brown. Përpara se të bëhej yll i muzikës country, Zac Brown ishte shef guzhine dhe pronar i një restoranti në shtetin e tij të lindjes, Georgia.

Kënga e tretë e albumit të ri të grupit Zac Brown u rendit e 27-ta sipas klasifikimit të muzikës Country. “The Wind” nën interpretimin e grupi Zac Brown.
XS
SM
MD
LG