Lidhje

Zëvendës Presidenti i Kinës, Shi Gjinping vazhdon vizitën në SHBA


Zëvendës Presidenti i Kinës, Shi Gjinping vazhdon vizitën në SHBA
Zëvendës Presidenti i Kinës, Shi Gjinping vazhdon vizitën në SHBA

Zëvendës Presidenti i Kinës Shi Gjinping ndodhet në shtetin e Ajovës, ku biznesmenët kinezë janë zotuar se do të blejnë 4.3 miliardë dollarë fasule soje.

Federata kineze e tregtisë nënshkroi një marrëveshje për të blerë rreth 9 milionë tonë fasule soje nga kompanitë amerikane. Përfaqësuesit e tregtisë pritet të nënshkruajnë një tjetër marrëveshje kur të shkojnë me zoitn Shi në Los Anxhelos sot, duke blerë kështu një sasi të përgjithshme prej 12 milionë tonësh. Kjo do të jetë sasia më e madhe fasule sojës që Kina ka blerë ndonjëherë gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara.

Megjithëse zoti Shi nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, vizita e tij në Ajova shihet se simblo i marrëdhënieve të forta tregtare të Shteteve të Bashkuara me Kinën. Ajova është shteti me prodhimin më të madh të sojës në Shtetet e Bashkuara dhe Kina është importuesja e më madhe e botës për këtë kulturë bujqësore.

XS
SM
MD
LG