Lidhje

Zgjedhje lokale në Siri mes njoftimeve për rifillimin e dhunës


Zgjedhje lokale në Siri mes njoftimeve për rifillimin e dhunës
Zgjedhje lokale në Siri mes njoftimeve për rifillimin e dhunës

Përleshje të ashpra mes forcave siriane të sigurisë dhe dezertorëve të ushtrisë vazhduan sot në disa zona të vendit, ndërsa sirianët votonin në zgjedhjet lokale, që u mbajtën në klimën e një fushate të përshkallëzuar shypjeje ndaj protestuesve anti-qeveritarë.

Organizata me qendër në Londër Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut tha se luftimet sot po ndodhnin në provincën veriperëndimore Idlib dhe atë jugore të Daras. Organizata e të drejtave të njeriut tha se pati njoftime për shtatë të vrarë në rajonet e tensionuara të Homsit dhe Idlibit.

Zgjedhjet bëhen për mbi 17 mijë vende në këshillat lokale në 14 provincat e vendit. Dëshmitarët thonë se pjesëmarrja ishte e ulët. Opozita nuk i konsideron votimet një lëshim të mirëfilltë nga qeveria e Presidentit Bashar al-Assad që ka premtuar një sërë reformash për të fashitur protestat.

XS
SM
MD
LG