Lidhje

Në përgatitje për zgjedhjet e 22 tetorit në Kosovë

  • Leonat Shehu

Në Kosovë po vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet e pushtetit komunal të 22 tetorit. Sonte përfundon zyrtarisht fushata e cila deri tash është cilësuar e qetë dhe pa incidente të theksuara. Autoritetet vendase e ndërkombëtare thonë se janë duke marrë të gjitha masat për të siguruar një proces të qetë e të lirë ditën e diel. Gjithsej 91 subjekte politike, nga të cilat 35 parti politike, një koalicion, 30 nisma qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet për pushtetin komunal të 22 tetorit, ndërsa afër një milion e 900 mijë votues kanë të drejtë vote.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG