Ukraina, ashtu si Kanadaja, përdor dy gjuhë dhe shpesh kjo ka qënë burim tensionesh politike. Mbështetja për presidentin ukrainas në anketat e opinionit ka rënë dhe në prag të zgjedhjeve të 28 tetorit, ai po luan kartën e gjuhës.
Politikanët ukrainas praktikisht përleshen lidhur me gjuhën. Kjo zënie ndodhi kohët e fundit në parlament. Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të tetorit, Presidenti Victor Yanukovych synon t’i japë energji bazës së tij rusisht-folëse. Të enjten ai nënshkroi një ligj, që rikthen pjesërisht privilegjet e gjuhës ruse, e cila preferohej kur Ukraina ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.
Studiuesi i çështjeve politike të Kievit, Olexiy Haran thotë se presidenti synon ta largojë vemendjen e votuesve nga gjendja e rëndë ekonomike e vendit.
“Situata ekonomike nuk po përmirësohet, prandaj ai ka nevojë t’i shesë elektoratit diçka dhe e ka të lehtë të flasë rreth gjuhës, duke thënë se do ta zgjidhë këtë çështje. Edhe pse, sipas anketave të opinionit, gjuha nuk është një çështje me përparësi, as edhe për elektoratin, që mbështet zotin Yanukovych, ai flet rreth kësaj çështjeje sepse ai nuk mund të realizojë premtimet që bëri rreth çështjeve social-ekonomike”.
Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, gjuha ukrainase u bë e detyruar në shkolla, në filma dhe në reklama.
Oksana Forostyna, redaktore e një reviste letrare, thotë se familja e saj i përdori të dyja gjuhët. Ajo thotë se në kryeqytetin Kiev përdoren të dyja gjyhët.
“Këtu është diçka shumë e zakonshme kur një person flet gjuhën ukrainase dhe tjetri i përgjigjet në rusisht. Mendoj se njerëzit që vijnë këtu nga vende të tjera mund të mbeten shumë të habitur sepse ky fenomen nuk ndodh në shumë vende të botës”.
Evhenia Tymoshenko u vendos në Londër në vitin 1994 kur ishte 14 vjeç. Vitin e kaluar, ajo u kthye në Kiev për të ndihmuar nënën e saj, Julia, udhëheqësen e burgosur të opozitës. Ajo thotë se ndryshimi gjuhësor në Ukrainë është shumë i dukshëm.
"Ne shikojmë një shtim të njerëzve që i flasin të dyja gjuhët; në publik, në televizion, në kinema, ku të gjithë filmat dublohen në gjuhën ukrainase”.
Në qytetin Lviv, në Ukrainën perëndimore, Andrei, i cili ka jetuar në Ukrainë në kohën e Bashkimit Sovjetik, thotë se dikur ai fliste rusisht çdo ditë, në ushtri dhe në fabrikë dhe tani ai po flet rusisht për herë të parë pas një viti.
“Unë mendoj se në vend duhet të flitet vetëm një gjuhë, të ketë vetëm një gjuhë shtetërore”.
Sergiy Kudelia, analist politik në Lviv, thotë se ligji i gjuhës mund të ketë ndikim negativ për Presidentin e Ukrainës.
"Paraqitja e ligjit të gjuhës rajonale mund të ndihmojë opozitën që të mobilizojë bazën e saj kundër zotit Yanukovych".
Analisti Kudelia thotë se votuesit mund të mendojnë se presidenti Yankovych po nxit interesat e Rusisë mbi ato të Ukrainës. Duke nxitur çështjen e nxehtë të gjuhës, thotë analisti, Presidenti mund të ketë shkaktuar aktivizimin si të përkrahësve të tij, por edhe të kundërshtarëve.