Lidhje

Zgjedhjet presidenciale në Gjeorgji


Gjeorgjianët zgjedhin sot një president të ri, ndërkohë që po mbyllet sundimi i trazuar 10-vjeçar i Mikhail Sakashvilit. 23 kandidatë konkurrojnë në këto zgjedhje.

Giorgi Margve-lashvili konsiderohet gjerësisht si favoriti në këtë garë. Ai është kandidati i preferuar i kryeministrit aktual Bidzina Ivanishvili.

Kushtetuta nuk ia lejon zotit Sakashvili që të kandidojë për një mandat të tretë. Atij i atribuohet merita e shndërrimit të Gjeorgjisë në një demokraci funksionale. Zoti Sakashvili ka mbështetur për zgjedhje kandidatin David Bakradze, ish-kryetar i parlamentit.

Një tjetër kandidat i fortë është Nino Burja-nadze, i cili ishte figurë e njohur e Revolucionit të Trëndafiltë që solli zotin Sakashvili në pushtet.

Zyrtarët gjeorgjianë kanë premtuar zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta.
XS
SM
MD
LG