Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të parakohëshme për Kuvendin Komunal të Ulqinit lënë të kuptohet se për herë të parë pas 24 vjetësh, partitë politike shqiptare mund të humbasin kontrollin e kësaj komune me shumicë shqiptare. Në votimet e djeshme asnjë parti politike dhe koalicion nuk e fitoi shumicën në Kuvendin me 33 vende.
Sipas rezultateve paraprake, për herë të parë Partia Demokratike Socialiste e kryeministrit Milo Gjukanoviq fiton shumicën në Ulqin, me 9 këshilltarë, ndërkohë që partitë politike shqiptare shënuan një rënie të ndjeshme. Forca e Re Demokratike fitoi 8 këshilltarë, koalicioni i tre partive politike “Së Bashku për Ulqinin” mori 7 këshilltarë, kurse Unioni Demokratik i Shqiptarëve vetëm 3 këshilltarë.
Megjithëse këto rezultate u mundësojnë subjekteve politike shqiptare shumicën në kuvend dhe bashkëqeverisjen për Komunën e Ulqinit, analistët politikë nuk besojnë se do të ketë një koalicion mes tyre, për shkak të mosmarrveshjeve të thella të cilat çuan edhe në këto zgjedhjeve të parakohshme. Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve vendore në Ulqin pritet të shpallen këtë javë. Komisioni Zgjedhor Komunal i vlerësoi votimet si të qeta dhe demokratike.