Lidhje

Zgjedhjet paraprake mes kandidatëve republikanë në Luiziana


Republikanët në shtetin jugor në Luizianës, në Shtetet e Bashkuara po votojnë sot në zgjedhjet paraprake për kandidatët republikanë për president dhe Rick Santorum duket se ka shanset më të mëdha për të fituar.

Mitt Romney që kryeson garën në shkallë vendi, fitoi në zgjedhjet paraprake në shtetin e Ilinoit. Ai ka siguruar deri tani 550 delegatë. Santorum, ish-senator i Pensilvanisë ka siguruar 250 prej 1,144 delegatëve të nevojshëm për emërimin e Partisë Republikane. Luiziana cakton 46 delegatë për kuvendin kombëtar republikan, 20 prej të cilëve zgjidhen sot dhe të tjerët në një kuvend të këtij shteti në qershor.

Ditët e fundit, zoti Romney ka siguruar mbështetjen e shumë figurave me peshë të Partisë Republikane, shumica e të cilëve duan që gara brenda partisë të vazhdojë pa pasur më luftra politike brenda partisë, gjë që mund të dobësojë shanset republikane për të fituar ndaj Presidentit demokrat Barack Obama në nëntor.

XS
SM
MD
LG