Lidhje

Francë: Kandidati socialit Fransua Oland në krye të garës


Në Francë, kandidati socialit për presidenti, Fransua Oland, ka dalë në krye të garës, duke fituar ndaj Presidentit Nikolas Sarkozi në raundin e parë të votimeve dje.

Rezultatet e para zyrtare të votimeve tregojnë se Oland ka fituar 29 përqind të votave, ndërsa presidenti konservator, Sarkozi 26 përqind. Të dy kandidatët kryesorë do të ndeshen në ballotazhin që do të mbahet më 6 maj.

Tetë kandidatë të tjerë përfunduan pas tyre, por kandidati i të djathtës ekstreme që është kundër imigracionit, Mari le Pen, i habiti anketuesit, duke përfunduar i treti me një përqindje dyshifrore.

Oland ka deklaruar se është kandidati më i mirë për presidentin e ri të Francës.

XS
SM
MD
LG