Lidhje

Presidenti Obama, gruaja e tij Michelle dhe vajzat Malia dhe Sasha ngjiten në skenë, ku Presidenti pranoi fitoren..
Presidenti Obama, gruaja e tij Michelle dhe vajzat Malia dhe Sasha ngjiten në skenë, ku Presidenti pranoi fitoren..

Live Blog: SHBA, Obama fiton zgjedhjet

Të rejat e fundit nga zgjedhjet 2012

02:43 7.11.2012
Rezultatet më të fundit i japin një avantazh të vogël kandidatit republikan Mitt Romney në garën për Shtëpinë e Bardhë. Zoti Romney ka deri tani 67 vota elektorale, ndërsa Presidenti Obama ka siguruar 64. Kandidati republikan ka fituar deri tani në Kentaki, Virxhinian Perëndimore, Indiana, Karolinën e Jugut, Oklahoma, Xhorxhia dhe Tenesi.

Presidenti Obama ka fituar në Vermont, shtetin e tij Ilinois, Konektikat, në kryeqytetin e vendit Uashington, Delauer, Rod Ajlënd, dhe Meriland. Ende i pakonfirmuar rezultati në Mejn, megjithëse për momentin duket se anon nga Presidenti Obama. Për të siguruar fitoren nevojiten 270 vota elektorale.
03:16 7.11.2012
Kandidati republikan Mitt Romney e ka zgjeruar epërsinë e tij të momentit, me dy fitore në shtetet Alabama dhe Arkansa. Këto dy shtete i japin zotit Romney 15 vota elektorale të tjera, duke e çuar totalin e momentit në 82 vota elektorale për kandidatin republikan dhe 64 për Presidentin Obama. Për të siguruar Shtëpinë e Bardhë duhet një minimum prej 270 votash elektorale.
03:26 7.11.2012
Një fitore e rëndësishme për Presidentin Obama në një shtet të lëkundur në këto zgjedhje – Miçiganin. Kandidati demokrat siguroi 16 vota elektorale me fitoren në Miçigan, duke arritur një total prej 80 votash elektorale, ndërkohë që rivali i tij republikan ka aktualisht 84 vota elektorale.
03:43 7.11.2012
Deri tani ish-guvernatori i Masaçusetsit Mitt Romney ka një epërsi të dukshme me 153 vota elektorale, ndërsa Presidenti ka deri tani 123 vota elektorale. Deri tani rezultatet kanë qenë pak a shumë të parashikueshme. Kandidati republikan ka siguruar fitore në shtete që anojnë tradicionalisht nga e djathta republikane, Nebraska, Wyoming, Kentaki, Virxhinian Perëndimore, Indiana, Karolinën e Jugut, Oklahoma, Xhorxhia dhe Tenesi, Teksas, Misisipi e të tjerë. Po ashtu presidenti Obama ka siguruar fitore në shtete që tradicionalisht votojnë për demokratët si Nju Jorku, Nju Xhërsi, në Vermont, shtetin e tij Ilinois, Konektikat, në kryeqytetin e vendit Uashington, Delauer, Rod Ajlënd, dhe Meriland.

Gara bëhet gjithmonë interesante në shtete të pavendosura, pasi këto janë shtete që mund ta përmbysin rezultatin. Presidenti Obama siguroi një fitore të rëndësishme në shtetin e lëkundur Miçigan, që i shtoi atij 16 vota elektorale. Shtete të rëndësishme që po ndiqen me kujdes në këto minuta janë Florida, Virxhinia, dhe Ohajo. Për të siguruar Shtëpinë e Bardhë duhen gjithësej 270 vota elektorale.

Ngarko më shumë

XS
SM
MD
LG