Në Tuz të Malësisë në Mal të Zi, sot po zhvillohen zgjedhjet vendore ku garojnë 9 lista zgjedhore, prej të cilave tre janë të spektrit politik shqiptar. Në Malësi janë hapur 28 vendvotime, ku të drejtën e votës e kanë mbi 11 mijë votues. Procesi zgjedhor, sipas vëzhguesve, po zhvillohet i qetë dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar. Është hera e katërt që mbahen këto zgjedhje vendore. Tre herë u mbajtën si Komunë Urbane në kuadër të kryeqytetit të Podgoricës, ndërkohë që zgjedhjet e sotme do të jenë të parat që zhvillohen si komunë e plotë e Malësisë.
Facebook Forum